Lajme

Shefi i Misionit EULEX viziton Fondacionin Jahjaga

28 tetor

Më 28 tetor 2026, Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes, u prit nga ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në zyrat e Fondacionit Jahjaga në Prishtinë.

Gjatë vizitës së tij, Lopes u shoqërua nëpër Muzeun Çast dedikuar të mbijetuarve të dhunës seksuale, ku pati mundësinë të mësojë më shumë rreth angazhimeve të palodhshme avokuese të Fondacionit për luftimin e stigmës, forcimin e barazisë gjinore dhe progresit social, si dhe për promovimin e agjendës ‘Gratë, paqja dhe siguria’ në Kosovë.