10 tetor
Më 10 tetor 2026, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) shënoi Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, duke e theksuar rëndësinë e njohjes së faktit se kujdesi për shëndetin mendor, dinjiteti dhe mirëqenia janë po aq të rëndësishme edhe për personat në institucionet korrektuese. Pas çdo rasti qëndron një person me përvoja, sfida dhe nevoja individuale, të cilat meritojnë të njihen dhe të trajtohen.
Njësia Korrektuese e EULEX-it bashkëpunon ngushtë me Shërbimin Korrektues të Kosovës (SHKK) për t’i forcuar kapacitetet e tij për identifikimin dhe trajtimin e sfidave të shëndetit mendor, parandalimin e vetëlëndimit dhe vetëvrasjes, trajtimin e varësive dhe ofrimin e mbështetjes së ndërsjellë.
Përmes rritjes së ndërgjegjësimit, zhvillimit të aftësive profesionale dhe krijimit të një mjedisi korrektues më mbështetës, EULEX-i dhe SHKK-ja janë duke punuar drejt ofrimit të shërbimeve korrektuese më të sigurta, më njerëzore dhe më të përqendruara në rehabilitim.