Lajme

EULEX-i prezanton kapacitetin e NJPS-së për KTT-së para përfaqësimeve diplomatike të Shteteve Anëtare të BE-së dhe Ministrit të Punëve të Brendshme

08 tetor

Më 8 tetor 2026, ambasadorë dhe përfaqësues të Greqisë, Italisë, Luksemburgut, Holandës, Bullgarisë, Austrisë, Sllovenisë, Francës, Republikës Çeke, Suedisë, dhe Hungarisë, së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, vizituan Qendrën në Mitrovicë të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), ku u mirëpritën nga Shefi i Misionit, Antero Lopes.

Pjesëmarrësit zhvilluan bashkëbisedime aktive rreth kontributit të çmuar të Njësisë Policore të Specializuar Polake të EULEX-it (NJPS) për stabilitetin e Kosovës me anë të kapacitetit për kontrollimin e turmave dhe trazirave të siguruar në mbështetje të Policisë së Kosovës, në përputhje me praktikat evropiane më të mira, në të mirë të të gjitha komuniteteve.