Lajme

Studentët e Kolegjit të Evropës në Tiranë njihen me punën e EULEX-it në fushën e sundimit të ligjit

29 shtator

Më 29 shtator 2026, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) priti 38 studentë nga 19 vende të ndryshme nga Kolegji i Evropës në Tiranë, të cilët e vizituan EULEX-in në kuadër të programit të tyre të studimit.

Grupi u prit nga Këshilltarja e Lartë Politike e EULEX-it, Sara Barbieri, me të cilën patën një shkëmbim të gjallë pikëpamjesh mbi kompleksitetin e mandatit aktual dhe të mëparshëm të Misionit në mbështetje të institucioneve të caktuara të sundimit të ligjit në Kosovë, si dhe mbi kontekstin operacional të Misionit në kuadër të Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes (CSDP) të BE-së.