26 gusht
Prej 25 deri më 26 gusht 2026, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) pati kënaqësinë ta presë një delegacion nga Policia e Gjermanisë me rastin e vizitës së tyre dyditore në Kosovë.
Më 25 gusht, grupi i udhëhequr nga Nënkoloneli Heiner Mies, Shef i Zyrës Mbështetëse Gjermane për Dërgime të Përkohshme Policore, u mirëprit nga Zëvendës Shefja e Misionit EULEX, Emily Rakhorst, e cila e falënderoi Gjermaninë për kontributin e saj të çmuar në EULEX, veçanërisht përmes dërgimit të përkohshëm të personelit civil dhe të uniformuar me përvojë.
Dita e parë përfshiu sesione të detajuara informuese për aspekte të ndryshme të mandatit të Misionit nga drejtuesit e lartë të EULEX-it, krahas një takimi me policët gjermanë pjesëtarë të misionit të dërguar përkohësisht.
Më 26 gusht, zyrtarët policorë vizitues patën mundësinë ta vizitojnë Mitrovicën e Veriut dhe të mësojnë më shumë për rolet përkatëse të Njësisë së Këshilltarëve Policorë të EULEX-it në këshillimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Mitrovicës Veriore për një numër çështjesh që kanë të bëjnë me punën policore të orientuar në komuniteti, si dhe të Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it, në mbështetje të stabilitetit dhe sigurisë së Kosovës.