Lajme

Shefi i ri i EULEX-it u takua me Presidenten në detyrë të Kosovës

18 gusht

Më 18 gusht 2026, Shefi i ri i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes, mbajti një takim me Presidenten në detyrë të Kosovës, Albulena Haxhiu, në fillim të mandatit të tij si Shef i Misionit EULEX.

Gjatë takimit, Lopes ripohoi përkushtimin e Misionit për të mbetur një partner i besueshëm dhe i paanshëm i institucioneve të përgjegjshme dhe të pavarura të sundimit të ligjit, duke e çuar përpara rrugën evropiane të Kosovës në të mirë të gjithëve.