Lajme

Zyrtarë të NJPS të EULEX japin ndihmën e parë në një emergjencë mjekësore në Mitrovicën e Jugut

23 korrik

Më 23 korrik 2026, gjatë patrullimit vëzhgues të rregullt në Mitrovicën e Jugut, pjesëtarë të Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it i dolën në ndihmë një gruaje që kaloi nëpër një urgjencë mjekësore.

Duke i përdorur shkathtësitë e dhënies së ndihmës së parë për të cilat ata trajnohen dhe përgatiten rregullisht, zyrtarët i dhanë gruas ndihmën e parë dhe qëndruan me të deri kur mbërriti shërbimi mjekësor emergjent.

Ky intervenim thekson rëndësinë e trajnimit për dhënien e mbështetjes themelore për jetë dhe ndihmës së parë, meqë veprimet e ndërmarra në minutat e parë të ndonjë emergjence mund të jenë jetike dhe mund të ndihmojnë të shpëtojnë jetë para mbërritjes së ndihmës mjekësore profesionale në vendin e ngjarjes.