Lajme

EULEX-i sjell misionin më afër studentëve nga më shumë se 40 shtete në Akademinë ndërkombëtare verore të Kosovës

12 gusht

Gjatë muajve korrik dhe gusht 2026, Akademia ndërkombëtare verore e Kosovës 2026 mirëpriti rreth 100 studentë nga më shumë se 40 shtete, me ligjërata ndëraktive mbi tema të ndryshme të mbajtura nga diplomatë, zyrtarë të nivelit të lartë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe organizata prestigjioze vendore dhe ndërkombëtare.

Më 22 korrik dhe 12 gusht, përkatësisht, Këshilltarja politike Sara Barbieri dhe U.D. Udhëheqësja e Zyrës për shtyp dhe informim publik/Zëdhënësja Elisabetta Iurcev mbajtën ligjërata analitike mbi mandatin e EULEX-it për mbështetjen e institucioneve të sundimit të ligjit të Kosovës në rrugën e tyre drejt efektivitetit, qëndrueshmërisë, shumë-etnicitetit dhe llogaridhënies së shtuar, të lira prej ndërhyrjeve politike dhe në përputhshmëri të plotë me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe praktikat evropiane më të mira.

Këto dy ligjërata iu dhanë studentëve pjesëmarrës hapësirë për eksplorimin dhe shkëmbimin e perspektivave të ndryshme dhe për përvetësimin e njohurive rreth rolit të misioneve civile të PPSM të BE-së për t’iu ndihmuar partnerëve në fuqizimin e stabilitetit, drejtësisë dhe sundimit të ligjit.