Lajme

EULEX-i pret delegacionin e Byrosë për bashkëpunim ndërkombëtar policor të Forcës Policore të Sllovakisë

20 korrik

Më 20 korrik 2026, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) pati kënaqësinë e pritjes së Togerit të parë Stanislav Kuljovsky dhe Majores Katarina Bandikova nga Departamenti për atashe policor dhe misione paqeruajtëse i Byrosë për bashkëpunim ndërkombëtar policor të Forcës Policore të Sllovakisë.

Pas mirëseardhjes së uruar nga Shefja ad interim e Misionit EULEX Emily Rakhorst, e cila shprehu mirënjohjen e saj ndaj Forcës Policore të Sllovakisë për mbështetjen e palëkundur dhënë Misionit përmes delegimit të personelit të kualifikuar, delegacioni pati rastin të informohen rreth aspekteve të ndryshme të mandatit dhe strukturës së EULEX-it dhe të takojnë personelin sllovak të deleguar në Mision.