18 korrik
Më 18 korrik 2026, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) shënoi Ditën Ndërkombëtare Nelson Mandela, duke nderuar veprën e Mandelës përmes përkujtimit të zotimit të tij ndaj të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të personave që gjenden në burgje.
Në vitin 2015 përpjekjet e tij u bënë frymëzim për riemërtimin e Rregullave standarde minimale të rishikuara të Kombeve të Bashkuara për trajtimin e të burgosurve në "Rregullat Nelson Mandela."
Mbështetja për zbatimin e standardeve ndërkombëtare për kushtet e paraburgimit dhe burgimit, siç janë Rregullat Nelson Mandela, mbetet pjesë esenciale e punës së EULEX-it për promovimin e sistemit korrektues të Kosovës të bazuar në të drejtat e njeriut.