Lajme

Shefi i EULEX-it mbajti një takim lamtumirës me Ushtruesen e detyrës së Presidentes së Kosovës

24 qershor

Më 24 qershor 2026, Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, pati një bisedë lamtumire me Ushtruesen e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu.

183210-2.jpg

Barbano shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e saj të palëkundur ndaj EULEX-it dhe përpjekjet e vazhdueshme të saj në avancimin e sundimit të ligjit, përfshirë angazhimin e saj të fuqishëm për barazinë gjinore.

Shefi i Misionit EULEX konfirmoi se ky Mision vazhdon të jetë i përkushtuar për t'i mbështetur dhe forcuar institucionet e sundimit të ligjit, ndërsa ato vazhdojnë rrugëtimin e tyre evropian.