14 maj
Pjesëmarrja kuptimplotë e grave në institucionet e sigurisë dhe drejtësisë është një shtyllë themelore e agjendës Gratë, Paqja dhe Siguria (GPS). Pjesëmarrja dhe udhëheqja e barabartë e grave janë shumë të rëndësishme për forcimin e llogaridhënies dhe kontribuojnë në institucione më të përgjegjshme, gjithëpërfshirëse dhe efektive.
Në përputhje me zotimin e tij për avancimin e barazisë gjinore dhe mbështetjen e përfaqësimit më të madh të grave në institucionet e sigurisë, nga data 13 deri më 14 maj 2026, Njësia Korrektuese, Seksioni i Burimeve Njerëzore dhe Këshilltarja për Çështje Gjinore e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) organizuan sesionin e parë dyditor të një programi trajnimi për zhvillim në karrierë për pjesëtaret femra të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK).
I përgatitur në përputhje me Ligjin për Barazi Gjinore të Kosovës, trajnimi është i dedikuar për të gjithë personelin femëror të SHKK-së dhe fokusohet në përforcimin e aftësive profesionale dhe ofrimin e udhëzimeve praktike për avancim në karrierë dhe proceset e rekrutimit, me synim promovimin e pjesëmarrjes dhe udhëheqjes më të madhe të grave brenda sistemit korrektues.
Sesioni i parë u mbajt në Qendrën Korrektuese në Lipjan, ndërsa sesione shtesë do të organizohen në institucione të tjera korrektuese gjatë javëve në vijim.