01 prill
Më 1 Prill 2026, Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) pati një diskutim të gjerë me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Barbano e përgëzoi Kurtin për mandatin e tij të ri dhe rikonfirmoi gatishmërinë e EULEX-it për të vazhduar mbështetjen e institucioneve të Kosovës, me qëllim forcimin e efikasitetit të gjyqësorit dhe gëzimin efektiv të drejtave të njeriut në Kosovë.