31 mars
Më 31 mars 2026, Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, u takua me Albulena Haxhiun në rolin e saj të ri si Kryetare e Kuvendit të Kosovës.
Gjatë diskutimit mbi rolin thelbësor të Kuvendit në respektimin e sundimit të ligjit, Barbano e ritheksoi përkushtimin e EULEX-it për t'i mbështetur institucionet e Kosovës në garantimin e një sistemi të pavarur të drejtësisë dhe të bazuar në të drejtat e njeriut.