30 mars
Më 30 mars 2026, Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, u prit në një takim nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.
Në prag të përmbylljes së mandatit të tanishëm të Presidentes Osmani, Barbano i shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin jetik dhe të hapur me EULEX-it dhe për mbrojtjen e sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut, përfshirë për qëndrimin e saj si kampione e vërtetë e Agjendës Gratë Paqja dhe Siguria dhe e Konventës së Stambollit.
Gjatë takimit, ai gjithashtu ritheksoi se prioritet i EULEX-it mbetet mbështetja e institucioneve të drejtësisë të Kosovës drejt përmbushjes së obligimeve të tyre për të drejtat e njeriut për të gjithë – duke siguruar që ato të jetë plotësisht llogaridhënëse, të pavarura dhe të qëndrueshme ndaj çfarëdo ndërhyrje të padrejtë.