12 mars
Më 12 mars 2026, një grup profesorësh dhe studentësh nga Instituti Juridik i Evropës Lindore të Universitetit të Kiel-it, Gjermani, e vizituan Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) si pjesë e një vizite studimore që për qëllim kishte të mësonte për Misionet e CSDP-së.
Ky grup u prit nga Këshilltarja e Lartë Politike e EULEX-it, Sara Barbieri, e cila ua prezantoi kontekstin operacional të Misionit në kuadër të Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes (CSDP) të BE-së.
Gjatë prezantimit, të ftuarit mësuan më shumë lidhur me ndryshimin e mandatit të EULEX-it me kalimin e kohës dhe gjerësinë dhe kompleksitetin e punës së Misionit për mbështetjen e institucioneve të përzgjedhura të sundimit të ligjit në Kosovë. Vëmendje iu kushtua edhe angazhimeve të EULEX-it për të kontribuar në promovimin e të drejtave të njeriut për të gjithë, pa diskriminim.