Lajme

EULEX-i i bashkohet ushtrimit Shpata e Artë 2025

21 nëntor

Më 20 dhe 21 nëntor, Njësia Policore e Specializuar dhe Njësia Policore e Specializuar Rezervë të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) përfunduan stërvitjen e përbashkët dyditore “Shpata e Artë 2025”. Stërvitja, e zhvilluar së bashku me Forcën e NATO-s në Kosovë - KFOR dhe me Policinë e Kosovës, u organizua në përputhje me mekanizmin tre-nivelësh të reaguesve të sigurisë në Kosovë, ku EULEX është reaguesi i dytë i sigurisë.

Ne u trajnuam për ta forcuar gatishmërinë dhe koordinimin për zbatimin e procedurave të përbashkëta për kontrollin e turmave dhe trazirave për të mbështetur sa më mirë sigurinë e Kosovës për sigurinë e të gjitha komuniteteve.