Lajme

EULEX-i i shpreh mirëseardhje rotacionit të XXXVIII të Njësisë Policore të Specializuar

18 shtator

Më 18 shtator 2025, Shefi i Misionit të bashkimit Evropian për Sundimin e ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano e kryesoi ceremoninë zyrtare duke u shprehur mirëseardhje në Kosovë 105 burrave dhe grave nga Policia e Polonisë. Ata janë pjesë e rotacionit të XXXVIII të Njësisë Policore të Specializuar (NJPS) të EULEX-it.

Duke ju drejtuar policëve të NJPS-së, Barbano e falënderoi Poloninë dhe Policinë e Polonisë për përkushtimin e tyre të palëkundur ndaj Politikës së Përbashkët të BE-së për Siguri dhe Mbrojtje, që i mundëson Misionit mbështetjen e vazhdueshme në një forcë të aftë, të disiplinuar dhe të besueshme për përmbushjen e mandatit të tij sfidues.

NJPS e EULEX-it e mbështet stabilitetin në Kosovë dhe kontribuon për sigurinë e të gjitha komuniteteve. NJPS vepron si reagues i dytë i sigurisë dhe është pjesë e mekanizmit me tre nivele të reaguesve të sigurisë, ku Policia e Kosovës është reaguesi i parë, EULEX-i është i dyti, ndërsa Misioni KFOR i udhëhequr nga NATO-ja është i treti.