Lajme

Nderohet përkushtimi i Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it ndaj paqes dhe stabilitetit: 74 zyrtarë policorë polakë nga NJPS dekorohen me Medaljen e PPSM për Shërbim.

05 shtator

Më 5 shtator 2025, 74 zyrtarë policorë polakë nga rotacioni i XXXVII-të i Njësisë Policore të Specializuar (NJPS) të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) u dekoruan me Medaljen për Shërbim të Politikës së Përbashkët të BE-së për Siguri dhe Mbrojtje, mirënjohje që ndahet nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme/Nën-Presidentja e Komisionit Evropian, Kaja Kallas.

Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ishte nikoqir i ceremonisë solemne e cila u mbajt në Qendrën e EULEX-it në Mitrovicë në praninë e një delegacioni polak të nivelit të lartë të kryesuar nga Zëvendës komandanti i Përgjithshëm i Policisë së Polonisë, Gjenerali Dr. Rafał Kochańczyk, Zëvendëskomandantit të Misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Brigade Cahit Írícan, Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës për Burime, Dejan Janković, përfaqësuesve nga organizata ndërkombëtare dhe mysafirëve të tjerë të shquar.

Ndërsa iu drejtua të dekoruarve me medalje, Barbano e theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme të shërbimit të tyre, duke rikujtuar se gatishmëria dhe vigjilenca e tyre e palëkundur i kanë mundësuar EULEX-it të jetë i gatshëm për të vepruar në mbështetje të stabilitetit dhe sundimit të ligjit, duke shërbyer si shtylla kryesore e rolit të EULEX-it si reaguesi i dytë i sigurisë në Kosovë.

Me lavdërimin e kontributit të jashtëzakonshëm të zyrtarëve të NJPS-së për EULEX-in, Kochańczyk theksoi se pjesëmarrja e tyre në këtë Mision i përfaqëson në plotësi vlerat e Polonisë jashtë vendit.