Lajme

EULEX-i priti një delegacion nga Departamenti Gjerman për Misionet Policore Ndërkombëtare

03 shtator

Më 2 dhe 3 shtator 2025, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) pati kënaqësinë ta mirëpresë një vizitë të një delegacioni nga Departamenti Gjerman për Misionet Policore Ndërkombëtare/ Mbështetjen e Misioneve të Ministrisë Federale të Brendshme, një mbështetës afatgjatë i punës së EULEX-it që nga ditët e para të Misionit. Në krye të delegacionit ishte ushtruesja e detyrës së Shefit të Departamentit, Madeleine Walther.

Nëpërmjet takimeve me Shefin e Misionit EULEX, Giovanni Pietro Barbano, si dhe Zëvendës-shefen e Misionit, Emily Rakhorts, si dhe me drejtuesit e lartë, vizitorët patën mundësinë të njihen më nga afër me funksionimin e Misionit dhe mandatin e tij kompleks për mbështetjen e forcimit të sundimit të ligjit, si dhe të informohen për kontributin e oficerëve gjermanë të policisë të dërguar në këtë Mision për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë.

Në veçanti, gjatë ditës së dytë, pjesëtarët e delegacionit mësuan më shumë rreth situatës së sigurisë në terren përmes një vizite në Qendrën e EULEX-it në Mitrovicë dhe një udhëtimi në terren në veri të Mitrovicës.