14 gusht
Akademia Ndërkombëtare Verore e Kosovës 2025 mirëpriti 117 studentë nga mbi 40 vende,
duke ofruar një platformë unike për mësim, shkëmbim dhe dialog. Gjatë akademisë verore,
dy pjesëtarë të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë u ftuan që të
ligjërojnë për Misionin para studentëve pjesëmarrës.
Më 18 korrik, Elisabetta Iurcev, Zyrtare për Shtyp dhe Informim Publik, mbajti një ligjëratë në
formë bashkëbisedimi për mandatin e Misionit, arritjet, sfidat, si dhe komunikimin dhe
angazhimin me audienca të ndryshme.
Më 14 gusht, Sara Barbieri, Analiste e Kapaciteteve Analitike të Misionit, e shtjelloi më tej
këtë diskutim, duke shtuar perspektiva më të gjera për punën e Misionit tonë dhe
mbështetjen e vazhdueshme për institucionet e Sundimit të Ligjit në Kosovë, si dhe për
Misionet e Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes të BE-së (CSDP) në përgjithësi.
Studentët pjesëmarrës u angazhuan në një bashkëbisedim energjik, duke bërë pyetje
kuptimplote dhe duke ndarë perspektiva të reja mbi rolin e misioneve ndërkombëtare në
forcimin e sundimit të ligjit dhe stabilitetit.
EULEX-i e falënderon Akademinë Ndërkombëtare Verore të Kosovës për organizmin e
këtyre sesioneve dhe shpreh mirënjohje për studentët, kurioziteti dhe pjesëmarrja aktive e të
cilëve i bënë ligjëratat e sivjetme një moment të paharrueshëm të këtij programi.