Lajme

Fushata e 17-të e EULEX-it për dhurimin e Gjakut – një gjest i vogël që ka rëndësi

08 gusht

Më 8 gusht, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) e ndërmori fushatën e 17-të për dhurimin e gjakut.

Ashtu si në fushatat e mëparshme, ku e fundit ishte në mars 2025, pjesëtarët e Misionit EULEX dhuruan gjak në mënyrë vullnetare, jo thjeshtë si një gjest simbolik, por si një kontribut konkret për të ndihmuar lidhur me nevojën reale në kuadër të sistemit shëndetësor të Kosovës për furnizim me gjak. Spitalet mbështeten në një furnizim të qëndrueshëm me gjak për t’i trajtuar pacientët në gjendje kritike, si dhe ata që marrin kujdes afatgjatë.

Këtë vit, mbi 20 pjesëtarë vendas dhe ndërkombëtarë të Misionit morën pjesë në këtë fushatë, duke e ri-konfirmuar përkushtimin e Misionit tonë për shpëtimin e jetëve dhe mbështetjen e komuniteteve në Kosovë.

Ndërsa ndikimi i dhurimit veç e veç  mund të mos jetë gjithmonë i dukshëm në shifra, ne e dimë që secili kontribut mund të çojë në shpëtimin e një jete.

Ne e vlerësojmë partneritetin tonë të vazhdueshëm me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut dhe mbetemi të përkushtuar në mbështetjen e nismave që sjellin ndryshim të dukshëm në jetën e qytetarëve të Kosovës.