29 korrik
Më 29 korrik 2025, si pjesë e udhëtimit të tij në Kosovë, Ministri i Shtetit në Kryeministri, Departamenti për Punë të Jashtme dhe Tregti me përgjegjësi të veçantë për Çështjet Evropiane në Departamentin e Mbrojtjes, Thomas Byrne TD, e nderoi Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) me një vizitë në selinë e tij, ku u prit nga Shefi i Misionit EULEX, Giovanni Pietro Barbano, si dhe pati mundësinë të takohej me pjesëtarët e kontingjentit irlandez në këtë Mision.
Byrne shoqërohej nga Ambasadori për Hungarinë, Malin e Zi dhe Kosovën, Ragnar Almqvist, Zëvendësdrejtoresha e Seksionit për Zgjerim dhe Evropë Juglindore, Divizioni për BE-në, Adrienne Hickey, si dhe nga Këshilltari i Posaçëm i Ministrit, Daniel Griffin.
Gjatë takimit, Byrne dhe Barbano shkëmbyen pikëpamje mbi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe rolin e Misionit në promovimin e sundimit të ligjit, ndërsa Barbano shprehu mirënjohjen e tij ndaj Irlandës për mbështetjen e palëkundur ndaj EULEX-it, përmes dërgimit të stafit të kualifikuar dhe me përvojë të lartë.