18 korrik
Më 18 korrik 2025, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) e
priti në selinë e tij një delegacion të nivelit të lartë të Policisë së Kanadës. Në këtë
delegacion ishin edhe Marc Andrews, Zëvendësshef i Komandës së Operacioneve të
Policimit në Komunitet i Policisë Rajonale të Peel-it, dhe Kryesuperintendentin Christopher
deGale, Këshilltar për Policinë dhe Shërbimet Korrektuese në Misionin e Përhershëm të
Kanadasë në Kombet e Bashkuara.
Zëvendësshefja e Misionit EULEX, Emily Rakhorst, e priti delegacionin dhe i njohu ata me
mandatin e Misionit, duke theksuar rolin e EULEX-it si një nga misionet civile më të mëdha
në kuadër të Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes të BE-së dhe rolin e tij
shumëdimensional në mbështetjen e institucioneve të sundimit të ligjit në Kosovë.
Kjo vizitë, e organizuar nga Oficeri Ndërlidhës i INTERPOL-it në UNMIK, Paolo Cincinnato, u
ofroi përfaqësuesve kanadezë njohuri mbi kontributin e EULEX-it në bashkëpunimin
ndërkombëtar policor në Kosovë. Gjatë diskutimeve u eksploruan edhe mundësitë e
mundshme që Kanadaja të dërgojë staf në Mision, duke e pasur parasysh statusin e saj si
vend kontribues i tretë.