10 qershor
Më datën 9 dhe 10 qershor 2025, në Kampin Vrella, Njësia Policore e Specializuar (NJPS) e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) iu bashkua Misionit KFOR të udhëhequr nga NATO dhe Policisë së Kosovës në ushtrimin “Shpata e Artë 2025”.
Në pajtueshmëri me mekanizmin treshtresor të reaguesve të sigurisë të Kosovës, sipas së cilit Policia e Kosovës është reaguesi i parë i sigurisë, EULEX-i është reaguesi i dytë, dhe KFOR-i është reaguesi i tretë, NJPS-ja e Misionit në baza të rregullta koordinohet dhe mbanë trajnime të përbashkëta për të testuar gatishmërinë dhe për të fuqizuar bashkëpunimin për zbatimin e procedurave të përbashkëta për kontrollin e turmave dhe të trazirave, në mënyrë që të jenë të përgatitur për të mbështetur stabilitetin e Kosovës dhe për të kontribuar për sigurinë e të gjitha komuniteteve.