05 maj
Më 5 maj 2025, me qëllim të promovimit të gjithëpërfshirjes dhe sigurimit të qasjes së barabartë
në informata që kanë të bëjnë me drejtësinë, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit
në Kosovë (EULEX) i dorëzoi Shoqatës së të Verbërve në Kosovë Raportin të tij më të fundit të
Monitorimit të Drejtësisë të shtypur në alfabetin Brail.
Kjo nismë e thekson përkushtimin e vazhdueshëm të Misionit për të bërë drejtësinë dhe
informatat publike lidhur me të më të qasshme për të gjithë pjesëtarët e shoqërisë, përfshirë
komunitetin e personave të verbër. Me anë të kësaj, Misioni synon që të nxisë një përfshirje më
të gjerë të publikut në diskutimet për sundimin e ligjit dhe të sigurojë që secili të ketë zë në
proceset demokratike të Kosovës.