English Shqip / Srpski

Komunikata për media

Deklaratë e përbashkët lidhur me zgjedhjet e 17 nëntor-it Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i

15 nëntor 2013

Për zgjedhjet që do të mbahen në tri qendra votimi në veri të Mitrovicës këtë fundjavë, Policia e Kosovës (PK), EULEX-i dhe KFOR-i do të miratojnë masa të forta sigurie në mënyrë që të sigurojë që anëtarët e komiteteve në vendvotime dhe lehtësuesit e zgjedhjeve nga OSBE-ja, të mund të kryejnë punën e tyre dhe procesi i votimit të zhvillohet në mënyrë paqësore dhe të rregullt.

Popullata në veri të Mitrovicës mund të presin një prani të zgjeruar të Policisë së Kosovës jashtë qendrave të votimit, të mbështetura dukshëm nga EULEX-i. KFOR-i do të jetë i pranishëm në afërsi të qendrave të votimit dhe në fusha të tjera kyçe në mënyrë që të sigurojë një ambient të qetë dhe të sigurt si dhe liri të lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, sipas mandatit të tyre.

Koordinimi mes Policisë së Kosovës, EULEX-it, KFOR-it dhe OSBE-së vazhdon të jetë i shkëlqyer.

Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i do të mbeten vigjilent dhe do të veprojnë në mënyrë të paanshme, me maturi dhe vendosmëri. Nëse do të rrezikohet procesi zgjedhor apo siguria e votuesve, stafit dhe vëzhguesve në qendrat e votimit, Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i janë të përgatitur për të ndërhyrë menjëherë.