English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

Konfirmohet pjesërisht aktakuza për korrupsion kundër një ish-gjyqtari

25 shtator 2012

Një gjyqtar konfirmues i EULEX-it e ka konfirmuar aktakuzën kundër K.P., ish-gjyqtar dhe A.R., avokat, të akuzuar për veprën penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare ose autoritetit. Po ashtu, gjyqtari konfirmues i shpalli të pranueshme të gjitha dëshmitë e përmendura në aktakuzë.

K.P. pretendohet ta këtë kryer veprën e tij në vitin 2005. Ai akuzohet për shpërdorim të pozitës zyrtare të tij si gjyqtar për të përfituar dobi materiale duke i manipuluar rastet e paditësve ndaj një kompanie sigurimi. K.P. pretendohet se këtë e ka bërë në bashkëpunim me të pandehurin A.R..

Gjyqtari konfirmues i EULEX-it e hodhi poshtë aktakuzën kundër K.P. për veprën penale të lëshimit të vendimeve gjyqësore të kundërligjshme, si dhe kundër A.R. për veprën penale të shkeljes së besimit.

Rasti është duke u ndjekur penalisht nga një prokuror specia li EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).