English Shqip / Srpski
 

LAJME

Jose Manuel Barroso viziton Kosovën

20 maj 2011

Kryetari i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, arriti në Kosovë më 20 maj për një vizitë njëditore.

Xavier de Marhnac duke u përshëndetur me Jose Manuel Barroso
Nga e majta në të djathtë: Xavier de Marhnac – Shef i EULEX-it, Fernando Gentilini – Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë, Ilir Dugolli – Ambasador i Kosovës në Belgjikë, Jose Manuel Barroso – Kryetar i Komisionit Evropian, Hajredin Kuçi – Zëvendëskryeministër

Kur arriti në Aeroportin e Prishtinës, atij i dëshiruan mirëseardhje shefi i misionit të EULEX-it, Xavier de Marnhac, ushtruesi i detyrës së shefit të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Khaldoun Sinno dhe zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi.
Gjatë vizitës së tij Barroso u takua me anëtarët e Qeverisë së Kosovës.