Kremtimi i Ditës së Evropës – në Kosovë dhe Bruksel
11 maj 2011
Me rastin e shënimit të Ditës së Evropës në Kosovë, më 9 maj u organizuan gara sportive, koncerte dhe panaire në Prizren, Pejë, Gjilan, Mitrovicë dhe Prishtinë. Stafi i EULEX-it ka qenë pjesë e shumë ngjarjeve, duke shpërndarë material informues dhe duke diskutuar për punën e BE-së dhe të EULEX-it me vizitorët. Në Mitrovicë, EULEX-i ka shpërndarë maica dhe kapela bejsbolli për fëmijët që luajtën futboll dhe basketboll.
|
Stafi i EULEX-it në Pejë gjatë kremtimeve për ditën e BE-së
|
|
‘Është me rëndësi të dihet se EULEX-i është vetëm një pjesë e familjes së gjerë të institucioneve të BE-së. Dita e Evropës është rast i mirë për të promovuar vlerat që i përfaqëson BE-ja – të drejtat e njeriut, demokracia, liria e shprehjes, ” tha Xavier de Marnhac, Shef i Misionit EULEX.
EULEX-i, po ashtu, ishte i pranishëm edhe në Bruksel. Një ekip nga zyra për shtyp dhe informim publik ka marrë pjesë në aktivitetet e Ditës së Hapur në ndërtesën e Këshillit Evropian së bashku me kolegët e tyre nga misionet tjera të BE-së nëpër botë. Mijëra vizitorë kanë marrë pjesë në këtë aktivitet. Herman Van Rompuy, Kryetar i Këshillit Evropian, ka vizituar personalisht stendën e EULEX-it dhe shprehu mbështetjen e tij për këtë mision.