English Shqip / Srpski
Get the Flash Player to see this player.

LAJME

De Marnhac vizitoi Pejën

05 maj 2011

Shefi i Misionit EULEX, Xavier de Marnhac, e vizitoi Pejën për t’u njohur më mirë me regjionin dhe punën e misionit në terren. De Marnhac i takoi pjesëtarët e tre komponentëve të EULEX-it si dhe homologët e tyre vendas.

De Marnhac gjatë vizitës në pikën kufitare të Kullës ku u takua me policë kufitarë, zyrtarë të Doganës dhe monitorues të EULEX-it, 5 maj 2011/Enisa Kasemi/EULEX

Në Pejë, de Marnhac takoi Nexhat Gutiq, Zëvendës Drejtor Regjional i Policisë së Kosovës dhe diskutuan për bashkëpunimin mes Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, si dhe sfidat që presin në të ardhmen në këtë regjion.

Në Stacionin Policor,  de Marnhac  deklaroi: “Jam shumë i lumtur që kam mundësinë të jem sot në stacionin regjional për të parë më për së afërmi bashkëpunimin dhe partneritetin tonë në Polici dhe Drejtësi, të takohem me stafin e EULEX-it dhe të shohim mënyrat sesi të mbështesim institucionet e Kosovës, për të përmirësuar efikasitetin e tyre për të mirën e qytetarëve të Kosovës, sepse e rëndësishmja është që njerëzit të përfitojnë nga përkushtimi i Misionit.”

Zëvendës-Drejtori Regjional i policisë  Nexhat Gutiq pohoi: “Gjatë takimit të sotëm me EULEX-in ne biseduam për çështjet e sigurisë, rezultatet e arritura dhe bashkëpunimin shumë profesional mes Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.”

De Marnhac  e vazhdoi vizitën e tij në Prokurorinë e Kosovës në Pejë dhe u takua me z. Agron Galanin, si  dhe në Zyrën e Kryetarit të Gjykatës së Qarkut, ku takoi z. Mekajn.

Gjatë vizitës njëditore në regjionin e Pejës, de Marnhac gjithashtu vizitoi pikën kufitare të Kullës, ku u takua me policët kufitarë, doganierët dhe monitoruesit e EULEX-it.

Shefi i EULEX-it do të vazhdojë edhe në të ardhmen vizitat në regjionet e ndryshme të Kosovës.
     
Fotografi tjera: