English Shqip / Srpski
Get the Flash Player to see this player.

LAJME

“Mos i mbyll sytë”

27 prill 2011

Sot, Policia e Kosovës dhe EULEX-i mbajtën një konference për media në stacionin Qendra të PK-së, në Prishtinë, për të nisur fushatën e tyre dymujore për vetëdijesim kundër rreziqeve të përdorimit të drogës me sloganin “Mos i mbyll sytë.” Kjo ngjarje për media u hap nga Reshat Maliqi, drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, dhe Andy Sparkes, zëvendës shef i EULEX-it.

Reshat Maliqi, Drejtor i Përgjithësim i Policisë së Kosovës, dhe Andy Sparkes, Zëvendës Shef i EULEX-it gjatë konferencës për medie ku nisi fushata e PK-së dhe EULEX-it kundër drogës. /EULEX/Enisa Kasemi/

Në fjalën e tij hyrëse, zëvendës shefi i EULEX-it, Andy Sperkes tha: “Lufta kundër drogës përbën një element të fuqishëm në sundimin e ligjit, dhe kjo është arsyeja pse PK-ja dhe EULEX-i po e zhvillojnë këtë fushatë së bashku. Një pjesë e konsiderueshme e mandatit të EULEX-it është mbështetja e institucioneve vendase që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit. Ne kemi ekspertë nëpër çdo stacion policor, gjykatë dhe vendkalim kufitar në tërë Kosovën, kështu që krimet që ndërlidhen me drogën luftohen në të gjitha këto nivele.”


Kjo fushatë përfshin reklama në TV, radio dhe gazeta, gjithashtu një turne me autobus në tërë Kosovën ku zyrtarë nga EULEX-i dhe Policia do të shpërndajnë broshura informuese dhe do të diskutojnë me qytetarët se si ata mund t’i bashkëngjiten luftës kundër përdorimit të drogës.


Në fjalën e tij hyrëse, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi theksoi se statistikat tregojnë që numri i përdoruesve të drogës në Kosovë është në rritje dhe se ky problem duhet trajtuar shumë seriozisht. “Ne bashkëpunojmë si me shkollat ashtu edhe me prindërit për ta ngritur vetëdijesimin mbi rreziqet që bart droga në shoqëri,” tha ai.


Numri 92 i Policisë së Kosovës është në dispozicion në tërë Kosovën për lajmërimin e krimeve në polici. Si Zëvendës-shefi i EULEX-it ashtu edhe Drejtori i Përgjithshëm i PK-së i bënë thirrje qytetarëve që t’i lajmërojnë në policia krimet që ndërlidhen me drogën dhe krimet e tjera.


“Sundimi i Ligjit nuk ka të bëjë vetëm një koncept abstrakt që zhvillohet diku larg në gjykata. Ai ka të bëjë edhe me largimin nga rrugët tona të kriminelëve dhe shitësve të drogës,” kujtoi Andy Sparkes.

     
Other Photos: