English Shqip / Srpski
Get the Flash Player to see this player.

LAJME

“Raporti i Progresit është prioritet” – de Marnhac

18 prill, 2011

Shefi i EULEX-it ka thënë se një nga prioritetet e misionit gjatë këtij viti është që të përqendrohet për t’i përkrahur përpjekjet e Kosovës për përmirësimin e rezultateve lidhur me Raportin e Progresit.

Khaldoun Sinno (majtas), Hajredin Kuçi (në mes) dhe Xavier de Marnhac (djathtas) duke e bashkëdrejtuar Bordin e Përbashkët Bashkërendues për Sundimin e Ligjit

Këto komente ai i bëri pas takimit të fundit të Bordit të Përbashkët Bashkërendues për Sundimin e Ligjit (BPBSL) në Prishtinë, ku zyrtarë të lartë të EULEX-it dhe ministra të Qeverisë e bashkërendojnë punën e tyre në fushën e sundimit të ligjit.

“Marrëdhëniet ndërmjet EULEX-it dhe Qeverisë mbeten të forta si më parë. Ne kemi vendosur që gjatë muajve të ardhshëm të përqendrojmë përpjekjet tona të përbashkëta për arritjen e rezultateve sa më të mira lidhur me Raportin e Progresit, i cili është shumë i rëndësishëm,” ka thënë Shefi i EULEX-it, Xavier de Marnhac.

Në të kaluarën BPBSL është udhëhequr nga Zëvendëskryeministri dhe Shefi i EULEX-it. Por, për ta theksuar rëndësinë e Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian (ZNKE) dhe rolit kryesor të saj në hartimin e Raportit të Progresit, Shefi i ZNKE tani është bërë bashkë-kryesuesi i tretë i takimeve.   

Gjatë këtij takimi është miratuar Plani i përbashkët gjashtëmujor i punës i Ministrisë së Drejtësisë,  Ministrisë  së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Financave së bashku me komponentët e EULEX-it, në mënyrë që këtë gjashtëmujor, para Raportit të progresit, të ketë  një ngritje cilësore për fushën e rendit dhe ligjit.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, theksoi se Qeveria e ka vënë në rend të ditës si prioritet rendin dhe ligjin.

“Nga fusha e sundimit të ligjit janë miratuar një mori ligjesh dhe presim një përkushtim të plotë për zbatimin e këtyre ligjeve në tërë territorin e Kosovës dhe në bashkëpunim të plotë me EULEX-in”, tha z. Kuçi.

     
Fotografi tjera: