English Shqip / Srpski
Get the Flash Player to see this player.

LAJME

Shefi i Misionit u takua me Presidenten e re të Kosovës

15 prill 2011

Shefi i EULEX-it, Xavier de Marnhac u takua me Presidenten e re të Kosovë, Atifete Jahjaga, në zyrën e saj në Prishtinë.

Shefi i Misionit EULEX, Xavier de Marnhac gjatë takimit me Presidenten e sapozgjedhur të Kosovës Atiftete Jahjaga. EULEX/Enisa Kasemi

Gjatë këtij takimi, Presidentja e lavdëroi punën e EULEX-it, ndërsa e ka shprehur vullnetin e saj dhe atë të institucioneve të vendit për të bashkëpunuar me EULEX-in. Shefi i EULEX-it e përgëzoi Presidenten Jahjaga me rastin e zgjedhjes së saj në detyrë, si dhe i uroi shumë suksese në punë.

Po ashtu, ai e informoi Presidenten Jahjaga lidhur me rolin e EULEX-it, duke e theksuar përkushtimin e misionit për të bashkëpunuar me institucionet e Kosovës në përmirësimin e mëtejmë të sundimit të ligjit.