|
Get the Flash Player to see this player.
|
|
|
15 mars 2011
Më 15 mars, Shefi i Misionit EULEX, Xavier Bout de Marnhac, u ftua që t’i raportojë Nën-komitetit të Parlamentit Evropian për Siguri dhe Mbrojtje lidhur me aktivitetet dhe prioritetet e EULEX-it.
![]() |
|
|
Paraqitja i tij dhe diskutimet e deputetëve të Parlamentit Evropian u përqendruan në pohimet për krime të luftës dhe krim të organizuar të cilat u paraqitën në raportin e senatorit Dick Marty. Z. de Marnhac theksoi se misioni është duke i marrë këto pohime shumë seriozisht dhe se, pothuaj menjëherë pasi Këshilli i Evropës e miratoi rezolutën në bazë të këtij raporti, EULEX-i i nisi hetimet fillestare lidhur me pohimet.
Shefi i Misionit sqaroi se misioni ka kompetencë dhe juridiksion që të merret me këtë dhe se misioni është duke marrë hapa për ta siguruar nivelin më të lartë të sigurisë dhe besueshmërisë. Në lidhje me mbrojtjen e dëshmitarëve, Shefi i Misionit sqaroi se EULEX-i ka program për mbrojtjen e dëshmitarëve të cilësisë së lartë dhe ai tashmë është dëshmuar.