English Shqip / Srpski
Get the Flash Player to see this player.

LAJME

EULEX-i e mbështeti Doganën e Kosovës për një vizitë studimore

08 mars 2011

Prej datës 24-26 janar, katër doganierë e kanë vizituar Departamentin e Doganës dhe të Hyrave në Mbretërinë e Bashkuar me seli në Londër dhe Zyrën Rajonale në Newcastle. Kjo vizitë u mundësua nga Dogana e EULEX-it. Qëllimi i saj ishte të mësohet për gjithë spektrin e gjerë të sistemit për menaxhimin e Departamentit të burimeve njerëzore.

Nga e majta në të djathtë: Raj Poduval, këshilltar për financa, Dogana e EULEX-it; Shefqet Berisha, Shef i departamentit të burimeve njerëzore DK; Eroll Kërnja, Shef i njësisë për inspektimin e brendshëm, DK; Merita Koliqi, Shefe e njësisë së personelit, DK; Flutra Dedinja Asistente administrative/gjuhësore Dogana e EULEX-it; dhe Gyltene Syla, Shefe e njësisë për standarde profesionale, DK.