English Shqip / Srpski
Get the Flash Player to see this player.

LAJME

Përkundër dallimeve – e ardhmja e përbashkët

04 mars 2011

“Unë shpresoj se dialogu i ardhshëm do të krijojë një atmosferë më të mirë për të gjithë, si dhe do ta sjell këtë pjesë dhe mbarë rajonin më afër Bashkimit Evropian,” tha Zëvendës-shefi i misionit EULEX Andy Sparkes, në një tryezë të rrumbullakët të organizuar në Graqanicë.

Nga e majta në të djathtë: Dalibor Jevtiq, Drejtor ekzekutiv i Partisë Liberale Serbe, Zëvendës-shefi i misionit EULEX Andy Sparkes dhe Liljana Stojanoviq, moderatore e tryezës së rrumbullakët “Pas konfliktit – jeta e vërtetë”, të mbajtur më 4 mars.


Tryeza me temën “Pas konfliktit – jeta e vërtetë” është organizuar më 4 mars (e premte) nga “Qendra për Demokraci dhe Zhvillim të Serbisë Jugore”. Qendra i ka organizuar një numër debatesh në Serbinë jugore dhe në Kosovë. Përveç dialogut Prishtinë-Beograd, temat e tryezës në Graqanicë ishin për problemet ditore me të cilat ballafaqohet komuniteti serb dhe për zgjidhjet e mundshme.

Çështjet e diskuara përfshinin edhe dialogun, veriun e Kosovës, kthimet dhe krimin. Përveç Andy Sparkes morën pjesë edhe: Dalibor Jevtiq, Drejtor ekzekutiv i Partisë Liberale Serbe, Goran Arsiq, Shef për rajonin e Kosovës, Dragan Nikoliq, Shef për rajonin e Anamoravës në Kosovë dhe Sreten Ivanoviq, Shef i Listës Unike Serbe. Për këtë ngjarje mediet kanë treguar një interesim të madh.  


     
Fotografi tjera: