English Shqip / Srpski
Get the Flash Player to see this player.

LAJME


Marnhac takohet me Pacollin

25 shkurt 2011

Shefi i Misionit EULEX, Xavier de Marnhac është takuar me Presidentin e ri të Kosovës z. Behgjet Pacolli. Ata u pajtuan për rëndësinë që ka përmirësimi i sundimit të ligjit në Kosovë.

EULEX Head of Mission Xavier de Marnhac meeting with the newly elected President of Kosovo Behxhet Pacolli on 25 February 2001/EULEX/Enisa Kasemi

“Unë kam ardhur këtu për të risiguruar Presidentin se EULEX-i është i përkushtuar që të përkrah sundimin ligjit në gjithë Kosovën.”, tha de Marnhac.

Presidenti Pacolli tha se institucionet e Kosovës do të intensifikojnë përpjekjet e tyre për të bashkëpunuar me EULEX-in edhe në të ardhmen.

“Problemet në fushën e sundimit të ligjit janë evidente,” tha Presidenti Pacolli, duke premtuar se në këto çështje mund të punohet në punë të përbashkët me EULEX-in.

Fuqizimi i sundimit të ligjit në Kosovë mbetet prioritet kyç për Bashkimin Evropian dhe zhvillimet në këtë fushë do të jenë me ndikim për Raportin e Progresit 2011.

Të martën (22 shkurt) z. Pacolli ishte zgjedhur për President të Kosovës , ndërsa ky ishte takimi i parë i tij me Shefin e Misionit EULEX.


     
Foto tjera