English Shqip / Srpski
Get the Flash Player to see this player.

LAJME

 

Më afër drejtësisë

09 shkurt 2011

Në Gjykatën komunale në Viti është zhvilluar një projekt domethënës qëllimi i të cilit është të sjell njerëzit më afër sistemit të drejtësisë në Kosovë. 

“Pika e gjykatës për informim” i mundëson publikut që të merr më shumë informacion për rastet gjyqësore dhe që të mësojë për mënyrën e funksionimit të sistemit gjyqësor në praktikë.

Alice Pisapia, EULEX duke bërë prezantimin e Pikës së gjykatës për informim, para kryetarëve të gjykatave komunale nga rajonet e Kosovës

Kjo pikë për informim, po ashtu i mëson njerëzit që të respektojnë pavarësinë e gjykatësve”, tha Alice Pisapia, zyrtare ligjore në EULEX, e cila ka punuar në këtë projekt.
Deri më tash, njerëzve u është dashur që drejtpërsëdrejti të takohen me gjykatësit dhe të parashtrojnë pyetje lidhur me rastet dhe kjo ka çuar deri te ngadalësimi i procesit të administrimit të ligjit.  

Gjatë aktiviteteve të EULEX-it për monitorim, mentorim dhe këshillim (MMK) është konstatuar se gjykatësit e Gjykatës së Qarkut në Gjilan ishin vërshuar nga pyetjet e drejtpërdrejta që ishin parashtruar nga publiku. Prandaj edhe është rekomanduar themelimi i pikës për informim, e cila do të merrej me problemet e kësaj natyre.  

Projekti është duke luajtur një rol të rëndësishëm në përmirësimin e imazhit të gjykatës dhe në rritjen e besimit të publikut në pavarësinë e gjyqësorit.  

“Synohet që ky projekt të zgjerohet edhe nëpër gjykatat tjera në Kosovë, në dobi të sistemit të drejtësisë dhe të vetë njerëzve, në përputhje me praktikat më të mira të BE-së”, tha Alice Pisapia.

Fillimisht, projekti në Gjykatën Komunale në Viti kishte vetëm dy të punësuar: një zyrtar ligjor, Mustafë Tahiri dhe një asistente ligjore, Albulena Haxhiu. Sipas Albulenës, ky projekt kontribuon në realizimin e dy parimeve më të rëndësishme gjyqësore, që janë: pavarësia dhe paanshmëria e gjykatësve.  

Bernard Rabatel, Zëvendës-shef i Komponentit për Drejtësi, EULEX, e lavdëroi punën që ishte bërë në këtë projekt. “Unë mendoj se kjo është një përvojë shumë e rëndësishme dhe mësimet e nxjerra do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë dhe do të ndikojnë në përmirësimin e sundimit të  ligjit në Kosovë”, tha Rabatel.

     
Other Photos: