|
Get the Flash Player to see this player.
|
|
|
04 shkurt 2011
“Nga shteti kërkohet që të sigurojë që subjektet private brenda juridiksionit të vetë të mos i privojnë njerëzit nga të drejtat e tyre në mënyrë të paligjshme apo në mënyrë arbitrare,” theksoi Alexander Hug, Udhëheqës i zyrës për të Drejta të Njeriut dhe Çështje Gjinore pranë EULEX-it ,gjatë ligjëratës mbi Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, të mbajtur më 3 shkurt 2010 në veri të Mitrovicës.
|
Kjo ishte ligjërata e dytë në kuadër të programit të ri të BE-së për kontaktim me komunitetet që jetojnë në veri të Kosovës. Në këtë ligjëratë ishin të pranishëm studentët që studiojnë juridikun dhe përfaqësuesit nga EULEX-i. Profesoresha nga Fakulteti juridik Jelena Belovic ishte ligjëruesi i dytë, e cila ligjëroi për rëndësinë e edukimit për Barazi gjinore.
Publikun e përbënin rreth 15 studentë dhe shumica e tyre merrnin pjesë në Universitetin Dimëror. Ata ishin kryesisht studentë vendor dhe ndërkombëtarë, si nga Gjermania, Republika Çeke dhe ish Republika Jugosllave e Maqedonisë.
| Fotografi tjera: | ||
![]() |
![]() |
|
![]() |
||