|
Get the Flash Player to see this player.
|
|
|
19 janar 2011
Luftimi i krimit të organizuar dhe kontrabandës mbeten prioritete të rëndësishme për EULEX-in. Por suksesi i vërtetë afatgjatë në këto fusha mund të arrihet vetëm duke punuar krah për krah me agjencitë vendase për zbatimin e ligjit.
|
Një shembull i funksionimit të këtij bashkëpunimi janë ‘Patrullat e përbashkëta të Task Forcës’ në të cilën bëjnë pjesë Dogana e Kosovës me ‘Ekipet fleksibile kundër kontrabandës’ (FAST), Policia e Kosovës dhe Dogana e EULEX-it. Deri sa Dogana e Kosovës (DK) dhe policia i kontrollojnë automjetet në mënyrë sistematike në kërkim të mallrave kontrabandë, doganierët e EULEX-it i monitorojnë, mentorojnë dhe këshillojnë (MMK) kolegët e tyre vendas në pajtim me standardet më të mira të Bashkimit Evropian.
Duke e lavdëruar bashkëpunimin që e kanë me Policinë e Kosovës, doganieri i Doganës së Kosovës Visar Merovci tha se policia i ka ndihmuar DK-së në lidhje me pikat e kontrollit për çdo ditë. ’’Bashkëpunimi i ngushtë me EULEX-in është po ashtu shumë i mirë dhe i dobishëm pasi që punojmë me ekspertë nga vende të ndryshme të Evropës dhe përmes aktiviteteve të tyre MMK ata na ndihmojnë me përvojën e tyre,” tha Visari.
Çdo operacion fillon me një takim në ndërtesën e terminalit doganor në Mitrovicë ku zyrtarët e Doganës së Kosovës, ata të policisë, si dhe monitoruesit e EULEX-it, i marrin informatat më të reja lidhur me rrugët e mundshme të kontrabandës, vendndodhjen e pikave të planifikuara të kontrollit dhe orarin e saktë të operacionit.
Pikat e kontrollit zhvendosen shpesh pasi që kontrabandistët mund të mësojnë për këtë shpejtë dhe t’i shmangen atij vendi. Është si loja e maces me miun. Pra, zhvendosja e pikave të kontrollit është një pjesë shumë e rëndësishme e planifikimit.
Kontrabanda është një çështje e rëndësishme me të cilën ballafaqohet Kosova dhe e cila ndikon te të gjitha komunitetet. Nevojitet një qasje e shumë niveleve dhe EULEX-i është duke e luajtur pjesën e tij në këtë betejë.
| Foto tjera: | ||
![]() |
![]() |
|
![]() |
![]() |
|