English Shqip / Srpski

Softueri që sjellë para

Nga Alexandra George
31 maj 2010

Takimi me përfaqësues nga Dogana e Shqipërisë, Tiranë
 

 

“Derisa Kosova është në rrugën e saj drejt BE-së, është e rëndësishme që institucionet qeveritare të jenë në përputhshmëri me BE-në. Andaj, komponenti i EULEX-it për Doganë ka rekomanduar që Dogana e Kosovës të fillojë së zbatuari një sistem të kompjuterizuar të nivelit më të lartë të zhvillimit siç është sistemi i quajtur ‘Asycuda World’ për procesimin e deklaratave doganore, ” thotë Paul Acda, Shef i komponentit të EULEX-it për Doganë.

Për qeveritë, e mira kryesore e zbatimit të sistemit Asycuda World është tregtia ndërkombëtare e shtuar dhe zhvillimi ekonomik. Sot, 5 shtete anëtare të BE-së e përdorin këtë sistem. Ky sistem ka shumë anë pozitive, siç janë më shumë modele të rreziqeve dhe procedurave efikase, operimet më të mira, masat e përmirësuara të sigurisë, kontrolli më i lartë mbi mallrat që hyjnë në Kosovë që shpijnë në një rrjedhë të përmirësuar të qarkullimit në pikëkalimet kufitare. Të gjitha këto rezultojnë në një ngritje të të hyrave.

“Duke pas parasysh që të hyrat e gjeneruara nga Dogana e Kosovës nga taksat doganore, tatimet dhe TVSH-ja përbëjnë 70 për qind të buxhetit të shtetit, zbatimi i një sistemi të kompjuterizuar të nivelit më të lartë të zhvillimit për procesimin e deklaratave doganore është me të vërtetë e rëndësishme,” thotë Naim Huruglica, Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës.

AW – Krijim i Kombeve të Bashkuara
 

Sistemi Asycuda World, që Dogana e Kosovës planifikon ta ketë plotësisht funksional deri në fund të vitit 2010, është zhvilluar nga Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregti dhe Zhvillim (UNCTAD), në Gjenevë.

Ky është programi më i madh për bashkëpunim teknik i UNCTAD-së që mbulon 90 shtete dhe 4 projekte rajonale.  Kostoja mesatare e zbatimit të sistemit Asycuda është vetëm 2 milionë dollarë amerikan, pa përfshirë pajisjet dhe infrastrukturën.

Sistemi Asycuda World zbatohet në tre hapa të njëpasnjëshëm. Në fazën e parë, faza aktuale, bëhet një vlerësim i plotë i gjendjes aktuale të procedurave shtetërore të doganës, duke përfshirë aspektet juridike, tarifat dhe infrastrukturën. Në fazën e dytë, sistemi konfigurohet sipas rregulloreve shtetërore dhe instalohet në një ose dy vende testuese, që gjithashtu përfshinë trajnimin për personelin e doganës dhe komunitetin e tregtarëve. Në fazën e tretë, sistemi shtrihet në zyrat e tjera doganore, porta, pika kufitare dhe zona të lira.

Meqë Shqipëria është një nga dy shtetet e Ballkanit, së bashku me Bosnjën dhe Hercegovinën, që ka miratuar sistemin Asycuda, Dogana e Kosovës ka përparësinë e marrjes së ndihmës teknike nga shteti fqinjë i saj.