English Shqip / Srpski
Get the Flash Player to see this player.

“Ushtrimi të bën të përkryer”

06 mars 2010
Nga Enisa Kasemi

 

 

Departamenti i Policisë Speciale i EULEX-it ka realizuar një ushtrim të madh për t’u përgatitur për ndonjë emergjencë të mundshme në fushën e sigurisë.
Ushtrimi u realizua më 6 mars 2010 në vende të caktuara përfshirë Batllavën dhe Kampin Vrellë afër aeroportit të Prishtinës.
Në këtë ushtrim u angazhuan njësi të ndryshme të Departamentit të Policisë Speciale përfshirë këtu edhe Njësinë për Mbrojtje të Afërt, Grupin për Intervenim, Njësia me Qen Special (K9) dhe Njësia për Kontrollin e Turmës dhe Trazirave (NJKTT).
Njësia mjekësore në kuadër të departamentit të policisë speciale ka demonstruar procedurat në raste me numë të madh të viktimave, ndërsa në këtë ushtrim ishin angazhuar edhe helikopterët e EULEX-it për evakuim mjekësor.
Ky ushtrim ka përshirë, po ashtu, një pjesëtar të veçantë të DPS i quajtur ‘Wally’.  Ky robot për Çaktivizimin e Mjeteve Shpërthyese (ÇMSH) e pati nderin që ta përmbyllë ushtrimin duke e larguar një mjet “shpërthyes”.
“Shumë mësime u përfituan nga ky ushtrim por njëkohësisht edhe u dëshmua se Departamenti i Policisë Speciale është i gatshëm për situatat që mund të ndryshojnë shumë shpejt, kurdo dhe kudo brenda zonës sonë të përgjegjësisë,” deklaroi Cornelis Pieter Christofor Kuijs, Udhëheqës i Departamentit të Policisë Speciale.

         
Other Photos: