English Shqip / Srpski
 

Incidenti në fshatin Postenje

8 Dhjetor 2010

Në lidhje me incidentin fatal që ka ndodhur sot në fshatin Postenje, Shefi i misionit EULEX, Xavier Bout de Marnhac, bëri deklaratën e më poshtme:

“Unë e dënoj incidentin fatal të shtënave që kanë ndodhur sot në fshatin Postenje ku një individ ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur. Unë apeloj për qetësi dhe bëj thirrje për sjellje të përgjegjshme nga të gjitha anët në këtë periudhë potencialisht të ndjeshme. Përdorimi i dhunës është plotësisht i papranueshëm. EULEX-i është duke e mbështetur Policinë e Kosovës për të vërtetuar faktet rreth këtij incidenti si dhe në gjetjen e kryerësit/ve që shkaktuan këtë incident fatal. Policia e Kosovës është në krye të rendit dhe ligjit në këtë zonë duke u monitoruar, mentoruar dhe këshilluar nga EULEX-i.

Unë kam besim të plotë se Policia e Kosovës do të kryej detyrat në lidhje me këtë hetim në nivel të kënaqshëm. EULEX-i është i pregaditur plotësisht për të mbështetur Policinë e Kosovës në punën e tyre dhe për të reaguar në ndonjë situatë eventuale."