Sektori i Fuqizimit

Sektori i Fuqizimit

Sektori i Fuqizimit

Monitorim, Mentorim dhe Këshillim

Divizioni për Fuqizim (DF), në bashkëpunim të plotë dhe të ngushtë me akterët e tjerë të BE-së në skenë, i mbështetë në nivel të lartë menaxherial institucionet e Kosovës për sundim të ligjit në përparimin e tyre drejt qëndrueshmërisë dhe llogaridhënies. Në thelb ky Divizion ka për synim fuqizimin e mëtejmë të zinxhirit të drejtësisë penale, me theks luftimin e ndërhyrjes politike, përmes monitorimit, mentorimit dhe këshillimit Kjo përfshin monitorimin e rasteve të caktuara të Kosovës dhe ofron mbështetje për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës përmes ofrimit të asistencës për zbatimin e marrëveshjeve të mbetura të dialogut në sferën e sundimit të ligjit. 

Divizioni për Fuqizim vepron  ngushtë me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Policinë e Kosovës, Doganën e Kosovës, Ministrinë e Drejtësisë, Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Këshillin Prokurorial të Kosovës, si dhe me Shërbimin Korrektues të Kosovës. 

Divizioni monitoron raste të caktuara të Kosovës të cilat kanë të bëjnë me krimet e rënda, siç janë korrupsioni, krimet e organizuara, krimet ndëretnike, dhe krimet e luftës, përmes zinxhirit të drejtësisë penale, dhe ofron këshilla lidhur me ndjekjen penale dhe hetimin e këtyre krimeve. 

Përveç kësaj, ky Divizion ofron mbështetje të strukturuar për zhvillimin e mëtejmë të kapaciteteve dhe aftësive të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës. Po ashtu e mbështetë Shërbimin Korrektues të Kosovës me kapacitete mobile për t’u përqendruar në trajtimin e të burgosurve të profilit të lartë, menaxhimin e burgjeve dhe qendrave të paraburgimit, përfshirë Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë. 

Ky Divizion gjithashtu e mbështetë menaxhmentin e lartë të Policisë së Kosovës (PK), përfshirë kapacitete mobile për policinë për shqyrtimin e mangësive strukturore dhe organizative në përmirësimin e shënjestrimit të kriminalitetit të rëndë, përfshirë terrorizmin, korrupsionin, krimin e organizuar, dhe për njësitë e specializuara. 

Po ashtu ofron monitorim, mentorim dhe këshillim Komandës Rajonale të PK-së në Veri dhe stacioneve të saj të policisë. Monitoron dhe asiston Policinë Kufitare të Kosovës/Doganën e Kosovës për zbatimin e strategjive të Kosovës për MIK dhe strategjive për migrim, si dhe marrëveshjeve për lirinë e lëvizjes dhe MIK, dhe aktiviteteve të përbashkëta me FRONTEX.

DF e mbështetë Agjencinë e Regjistrimit Civil në zbatimin e marrëveshjeve të dala nga Dialogu Beograd-Prishtinë. 

Divizioni për Fuqizim përbëhet prej katër njësive: Njësia Këshilluese për Çështje Policore dhe Doganore, Njësia Këshilluese për Çështje të Brendshme, Njësia Këshilluese për Drejtësinë dhe Shërbimet Korrektuese.

Shef i Divizionit për fuqizim është Martin Cunningham.