English Shqip / Srpski
 

EULEX-i bën një arrestim në veri të Kosovës

4 tetor 2010

Oficerët nga Departamenti Ekzekutiv i Policisë së EULEX-it dhe nga Departamenti i Policisë Speciale të EULEX-it e kanë arrestuar një person në veri të Kosovës. Mashkulli i arrestuar, në moshë kah fundi i të njëzetave, përballet me akuzat për tentim vrasje, armë mbajtje pa leje dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Arrestimi është bërë sot pas dite, e hënë 4 tetor.

Hetimet është duke i kryer Policia e EULEX-it nën mbikëqyrjen e prokurorit të EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë.

Urdhër arresti ishte lëshuar nga gjykatësi i procedurës paraprake i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë.

Po ashtu, ndaj këtij personi ishte lëshuar edhe urdhër arrest ndërkombëtar.

Ai do të paraqitet para gjykatësit të procedurës paraprake të EULEX-it në afatin sa më të shpejtë.