English Shqip / Srpski
 

Një arrestim në lidhje me hetimet në Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit

29 korrik 2010

Sot në Prishtinë, Departamenti i Policisë Ekzekutive të EULEX-it ka kryer bastisje në banesën private dhe zyrën e një administratori të teknologjisë informative (IT) në Qeverinë e Kosovës në lidhje me hetimin e Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit.

Bastisjet janë autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata e Qarkut të Prishtinës.

I pandehuri është arrestuar dhe akuzohet për pengim në mbledhje të provave. Ai aktualisht gjendet në paraburgim policor të autorizuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).

Press Contact:
Karin Limdal, Shefe e ZSHIP/ Zëdhënëse kryesore, +386 49 78 6350
Blerim Krasniqi, U.D. Zëdhënësi për drejtësi, +386 49 78 2930