English Shqip / Srpski
 

Shtatë bastisje lidhur me hetimet në Bankën Qendrore

23 korrik 2010

Që nga ora 06:00 e mëngjesit oficerët e Policisë së Kosovës që janë pjesë e Task Forcës Kundër Korrupsionit, kanë bastisur shtatë lokacione, përfshirë banesat private të katër të dyshuarve, ndër të cilat edhe ajo e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, zyrat e Bankës Qendrore të Kosovës si dhe një kompani private.

Këto bastisje janë të ndërlidhura me një hetim financiar dhe për korrupsion ku dyshohet për keqpërdorim të detyrës apo pozitës zyrtare, marrje të ryshfetit, shmangje të tatimit, ushtrim të ndikimit dhe larje të parave.

Bastisjet janë autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake i EULEX-it nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë.

Një prokuror kosovar nga Prokuroria Speciale e Kosovës (SPRK) si dhe monitoruesit policor to EULEX-it dhe një oficer ndërlidhës, ndodhen në Bankën Qendrore për mbikqyrje dhe për të siguruar mbledhjen efektive të provave materiale si dhe për t’u dhënë shpjegimet e plota dhe të duhura personave që janë aty .

Pas bastisjeve të kryera, kryeprokurorja i PSRK-së ka autorizuar arrestimin dhe paraburgimin e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës.

Press Contact:

Karin Limdal, Shefe e ZSHIP/ Zëdhënëse kryesore, +386 49 78 6350
Blerim Krasniqi, U.D. Zëdhënësi për drejtësi, +386 49 78 2930