English Shqip / Srpski
 

Disa bastisje në lidhje me licencën e telekomunikimit

15 korrik, 2010

Njësia ekzekutive e policisë së EULEX-it në bashkëpunim me Task Forcën Anti-Korrupsion të Policisë së Kosovës, janë duke kryer aktualisht bastisje në tetë lokacione.  Tri nga to janë në Prishtinë, ndërsa pesë të tjerat në Pejë. Këto bastisje kanë të bëjnë me çështje financiare dhe të korrupsionit në lidhje me një licencë të telekomunikimit.

Në sfond të këtyre hetimeve është bartja e një licence për telekomunikim të një ORRMV (Operatori në Rrjetin Mobil Virtual) në vitin 2007 dhe 2008 ndërmjet Dardafon Sh.p.k; Dardafon. NET. Sh.p.k  dhe PTK-së, e cila dyshohet se është bërë në mënyrë të kundërligjshme.

Prandaj, zyrat e kompanisë Dardafon Sh.p.k; kompanisë Devolli grup Sh.p.k; kompanisë Z-mobile dhe banesat private të përfaqësuesve të këtyre kompanive janë duke u bastisur.

Përveç kësaj, disa zyra të PTK-së, në veçanti zyra e Kryeshefit Ekzekutiv dhe banesa private e tij, janë cak i bastisjeve. Po ashtu, këto bastisje janë të ndërlidhura me një hetim tjetër të dytë për korrupsion.

Bastisjet janë autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake i EULEX-it.

Këto hetime në vijim janë duke u bërë nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK).