English Shqip / Srpski
 

Dënohet gjyqtari për pranim ryshfeti

14 Korrik, 2010

Më 14 korrik 2010 paneli i përzier i gjykatësve, përfshirë një gjyqtar të EULEX-it, në Gjykatën Komunale të Prizrenit njoftuan për dënimin e E.H. për pranim të rryshfeteve gjatë punës së tij si gjykatës në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë gjatë periudhës 2005-2007.

E.H. u shpall fajtor për pranimin e së paku 53,000 Euro, një makine Kadi Volkswagen për djalin e tij, si dhe shuma të tjera parash nga V.A., për të liruar A.A. dhe/ose B.A., që të dy të akuzuar për vrasje, ose, në qoftë se shpallen fajtor, të urdhëroj një dënim jo-proporcionalisht të lehtë.

I pandehurit kishte kryer një kundërvajtje penale - pranimin e rryshfeteve në bazë të nenit 343 (1) të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës. E.H. u dënuam me 4 vjet burg. Gjykata gjithashtu vendosi një gjobë prej 10,000 Euro sipas Nenit 54 (2) të Kodit Penal të Kosovës.

Në pajtim me nenin 73 të Kodit Penal të Kosovës, kohën që E.H. e ka kaluar nën arrest shtëpiak gjatë periudhës 27 qershori - 24 shtator 2008 do të merret parasysh në dënimin e shqiptuar sot.